Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Ky shërbim iu ofrohet gazetarëve dhe korrespondentëve të agjencive dhe mjeteve të huaja të informimit, të cilët kryejnë veprimtarinë e tyre, të përhershme apo të përkohshme, në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Dokumentacioni i nevojshëm

• Kërkesa e organit që dëshiron të akreditojë gazetarin apo korrespondentin e vet në Shqipëri, drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme;
• Pasaporta e vlefshme e gazetarit ose korrespondentit;
• Jetëshkrim i gazetarit apo korrespondentit që do të akreditohet;
• Dy fotografi të gazetarit apo korrespondentit.

Hapat e procedurës
Aplikuesi bën kërkesën, duke paraqitur dokumentet e specifikuara në rubrikën “Dokumentacioni i nevojshëm” pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit: Brenda 30 ditëve

Periudha e vlefshmërisë: Deri në fund të vitit kalendarik.

Kostot: 1 500 lekë

Kontakti: info@mfa.gov.al