Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lundroni në këtë Seksion

Roland Kristo – Zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Z. Roland KRISTO ka lindur ne Lushnjë në 12 Prill 1964. Ai është I martuar me Znj. Renata Martini (KRISTO) dhe kane dy fëmijë: Denisin dhe Mattian.

Z. Kristo ka kryer studimet e larta për Shkenca Biologjike pranë Universitetit “La Sapienza” të Romës (Itali) me rezultate të shkëlqyera (110 e Lode/110). Në vitin 1982 ka përfunduar shkollën e mesme të përgjithëshme  “Qemal Stafa në Tiranë me rezultate të shkëlqyera.

Z. Kristo ka pasur një angazhim të gjatë në fushën e Peshkimit dhe Akuakulturës duke mbuluar detyrën e Drejtorit të Institutit të Kërkimeve të Peshkimit Durrës (1997-1999), atë të Drejtorit të Drejtorisë së Peshkimit (2001-2012), Përgjegjësit të Departamentit të Peshkimit dhe Akuakulturës pranë Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor të Tiranës (2013-2016). Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në fushën e Bujqësisë dhe Mjedisit.

Z. Kristo ka punuar si ekspert në  shumë projekte kombëtare dhe ndërkombëtare me financimin e KE, FAO,GIZ. Z. Kristo ka dhënë edhe kontribut në hartimin e Legjislacionit në fuqi në fushën e Peshkimit dhe Akuakulturës, Strategjive të zhvillimit të sektorit 2007-2015 dhe 2016-2021, në hartimin e planeve të Menaxhimit të Peshkimit dhe të Bashkëmenaxhimit.

Z. Kristo zotëron shumë mirë gjuhën Italiane si edhe komunikon rrjedhshshëm në gjuhën angleze.