Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lundroni në këtë Seksion

Enio Civici – Zëvendës Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Z. Enio Civici ka lindur në Tiranë, më datë 17 mars 1987.

Ai ka studiuar Ekonomi dhe Tregje Ndërkombëtare, si dhe është diplomuar në nivelin master për Qeverisje Korporatash.

Që prej muajit tetor 2021 dhe në vazhdim është Zëvendësministër përgjegjës për fushën e agroturizmit dhe zhvillimit rural në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Z. Civici ka një karrierë të gjatë në drejtimin e departamentit të informacionit në grupin e vetëm mediatik ekonomik në Shqipëri. Ka bashkëpunuar me organizmat ndërkombëtare financiare, si dhe ka punuar për themelimin dhe funksionimin e të parës bursë me kapital shqiptar. Ai është aktivizuar gjithashtu në advokimin e praktikave të qeverisjes së mirë dhe angazhimit të të rinjve për mbrojtjen mjedisore dhe prodhimin e qendrueshëm.

Z. Civici ka kryer një sërë trajnimesh si brenda dhe jashtë vendit në fushën e ekonomisë, gazetarisë ekonomike si dhe politikave të zhvillimit. Në SHBA ka kryer trajnimin për Ekonominë dhe gazetarinë në programin e lidershpit në Departamentin e Shtetit.

Ai është i martuar dhe babai i një vajze.