Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Procedurat që ndiqen për përfitimin e subvencioneve mund t’i gjeni  gjithashtu në  www.azhbr.gov.al

Aplikimi – bëhet në zyrat e bujqësisë të qarkut/rrethit përkatës. Pasi kompleton “Dosjen e Aplikimit”, aplikanti paraqitet në zyrat e “Komisionit të Pranimit dhe Vlerësimit të Aplikimeve” të qarkut/rrethit përkatës, të cilët bëjnë kontrollin e dosjes dhe futjen në sistem të të dhënave të aplikimit. Komisionet e Pranim Vlerësimit përbëhen nga 3 anëtarë, 2 nga të cilët përfaqësues të DB dhe 1 përfaqësues i AZHBR.

1. Vlerësimi i aplikimeve – bëhet automatikisht nga programi me futjen e të dhënave të aplikimit  në prani të aplikantit. Vlerësimi i aplikimit bëhet me sistem pikësh mbi bazën e kritereve të përcaktuara në udhëzim.

2. Kontrolli administrativ – bëhet nga Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Selektimit të Aplikimeve,   AZHBR qendër.

3. Verifikimi në terren – Në bazë të renditjes së aplikimeve në listat e vlerësimit të rrethit dhe në  përputhje me fondet në dispozicion, AZHBR  organizon verifikimin në terren të aplikimeve që ndodhen mbi vizën e financimit. Verifikimi bëhet nëpërmjet grupeve të verifikimit, në përbërje të të cilëve janë dy inspektorë të AZHBR dhe 1 specialit i DB të qarkut përkatës.

4. Autorizimi i pagesave – bëhet nga Drejtoria e Autorizimit të Pagesave – AZHBR, për projektet e realizuara në terren në përputhje me kushtet e përfitueshmërisë.

5. Ekzekutimi i pagesave – realizohet nga AZHBR, nëpërmjet Drejtorisë së Ekzekutimit të Pagesave, AZHBR qendër.