Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Qasja e integruar në BE e sigurisë ushqimore që Shqipëria synon të ndjekë ka për qellim të siguroj një nivel të lartë të sigurisë ushqimore nëpërmjet masave koherente dhe monitorimit te pershtatshem nga ferma ne tryezë, duke siguruar funksionimin efektiv të tregut te brendshëm dhe eksportin e produkteve ushqimore shqiptare ne tregun europian e me gjere.

Objektivi strategjik i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujrave (MBZHRAU) është garantimi në shkallën më të lartë te shëndetit të qytetarëve shqiptar dhe perfeksionimi i sistemit të mbikëqyrjes dhe garantimit të sigurisë ushqimore. Ky sistem do të shërbejë për mbrojtjen sa më të mirë të shëndetit të konsumatoreve nga sëmundjet/dëmtimet si pasojë e konsumimit të produkteve ushqimore me origjinë bimore ose shtazore. Nga ana tjeter do te garantoje dhe nje konkurence te ndershme ne treg te operatoreve te biznesit ushqimor.

Vizioni, prioritetet dhe qëllimet strategjike synojnë fuqizimin e një sistemi me funksionim të plotë të sigurisë ushqimore dhe te mbrojtjes se konsumatorit, nga ferma ne tavolinë, qe mbulon te gjithë vendin si dhe monitorim dhe kontroll modern në përputhje me standardet e BE-së. Rëndësia e vendosjes së politikës ushqimit dhe të ushqyerit si një synim kyç i politikës së zhvillimit është një objektiv strategjik dhe reflekton trendet globale dhe vendore. Çdo hallkë e vetme e zinxhirit duhet të jetë shumë e fortë në rast se synohet që shëndeti i konsumatorit të jetë plotësisht i mbrojtur. Ky parim ështe i vlefshëm pavarësisht nga fakti nëse ushqimet prodhohen në Shqipëri apo importohen nga vënde të tjera. Për këtë arsye Qeveria shqiptare do te kete në vëmendjen e saj forcimin e kontrollit dhe të monitorimit të ushqimeve që tregtohen në tregun shqiptar  të destinuara për konsum njerëzor si dhe të ushqimeve që përdoren për kafshë.

Qeveria shqiptare i konsideron politikat për sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit si një prioritet i rëndësishëm. Këto politika janë nën përgjegjësinë e MBZHRAU e cila është përgjegjëse për krijimin e kuadrit ligjor dhe koordinimin e harmonizimit të legjislacionit me kuadrin ligjor të BE-së si dhe te strategjise per zbatimin e ketyre politikave dhe legjislacionit ne kete fushe. Drejtoria e Politikave te Sigurise Ushqimore dhe Mbrojtjes se Konsumatorit (DPSUMK), e krijuar ne vitin 2005 dhe riorganizuar ne vitin 2010, eshte pergjegjese per hartimin e politikave dhe strategjive te sigurise ushqimore si dhe pergatitjen e legjislacionit sektorial gjithashtu.

Aktualisht Autoritetet Kompetente përfshirë në menaxhimin e politikave të sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe zbatimin e legjislacionit ne kete fushe janë:

•    MBZHRAU dhe institucionet nën varësinë e saj, kryesisht:
–    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit
–    Instituti i Sigurisë së Ushqimit dhe Veterinarisë
–    Drejtorite Rajonale te Bujqesise
•    Ministria e Shëndetësisë
•    Pushteti vendor
Në fushen e sigurisë ushqimore operon DPSUMK ne MBZHRAU e cila ka nje staf prej 11 nepunesish (perfshire dhe Drejtorin) dhe është e organizuar në tre sektorë:
•    Sektori i Cilesise, Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit;
•    Sektori i Mbrojtjes së Bimëve;
•    Sektori i produkteve ujore.

Sektori i Cilesise, Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (SCSUMK)

SCSUMK eshte i perbere nga 4 punonjes me profesione te ndryshme kimist, veteriner, agronom dhe merceolog me eksperience dhe te trainuar ne fushën e legjislacionit, analizes se riskut dhe menaxhimit të rrezikut. Ky sektor ka punuar ne zbatim te qellimit dhe objektivit strategjik si dhe te vizionit qe Qeveria Shqiptare ka ne drejtim te sigurise ushqimore duke percaktuar qarte prioritetet dhe objektivat afatshkurtera dhe afatgjata si dhe rruget per arritjen e tyre.

SCSUMK ka punuar kryesisht ne drejtimet e meposhteme te cilat bejne pjese ne detyrat funksionale te ketij sektori:

1.    Pjesemarrje ne hartimin e politikave ne fushen e sigurise ushqimore ne zbatim te Planit Kombetar te Zbatimit te Marreveshjes se Stabilizim Asociimit, strategjise kombetare per ushqimin dhe ushqyerjen, strategjise sektoriale per bujqesine dhe ushqimin dhe parimit “nga ferma ne tavoline”.
2.    Ne hartimin e tre draft strategjive te rendesishme ne fushen e sigurise ushqimore dhe mbrojtjes se konsumatorit:

a.    Strategjia Ndërsektoriale për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor (SKNZHRB)2014 – 2020.
b.    Strategjia e Mbrojtjes se Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjes se Tregut 2014 – 2020.
c.    Draft strategjia per sigurine ushqimore pergatitur ne bashkepunim me Projektin CARDS per fuqizimin e sistemit te sigurise ushqimore.

3.    Hartimi i programit te perafrimit te legjislacionit ne fushen e sigurise ushqimore per periudhen afat shkurter, afat mesem dhe afat gjate dhe ndjekja e zbatimit te ketij ne kuader te PKZMSA. Pergatitja e raportit te realizimit sipas periudhave te angazhimit.

4.    EU measure expert per perzgjedhjen dhe futjen ne sistem te legjislacionit sektorial.

5.    Ne pergatitjen e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me ate te BE-se.
Aktualisht ne fushen e sigurise ushqimore ka mbi 100 akte ligjore dhe nenligjore qe rregullojne aspekte te ndryshme te kesaj fushe dhe marrdheniet e saj me fushat e tjera, nga te cilat 65 jane pergatitur dhe miratuar kater vitet e fundit si dhe 7 te tjera jane ne proces pergatitje dhe planifikuar per tu miratuar brenda vitit 2013.

6.    Ne fushen e licencimit te operatoreve te biznesit ushqimor eshte punuar per zbatimin e  legjislacionit ne kete fushe dhe eshte ndjekur procedura per rreth 1230 OBU nga te cilat 230 jane subjkte te refuzuara ne inspektimin e pare para paraprak dhe qe kane riaplikuar.

7.    Ne pergatitjen e misioneve te FVO-se

8.    TLO (TAIEX Liasson Officer)
Ne SCSUMK ndodhet TLO. Jane realizuar 20 workshop-e, misione ekspertesh dhe vizita studimore. Gjithashtu, ajo organizon të gjitha keto evente ne bashkepunim me TAIEX. Per vitin 2013 eshte hartuar plani vjetor i trainimeve per vitin 2014. Ne te jane perfshire 7 fusha dhe jane planifikuar 20 aktivitete.

9.    Enjuiry point per notifikimet SPS ne OBT
Me Vendim te Keshillit te Ministrave qe ne Korrik 2009 Sektori i Sigurise Ushqimore eshte enjuiry point per notifikimet SPS ne OBT. Ai punon sipas procedures se miratuar nga Ministri ne Korrik 2012 dhe jane notifikuar prane OBT 45 akte si dhe jane marre komentet dhe jane kthyer pergjigjet per rastet konkrete.

10.    Rishikimi i politikave tregtare
Në zbatim të Urdherit të Kryeministrit Nr.102 datë 06.08.2009 “Për ngritjen e grupit të punës ndërinstitucional për vlerësimin e politikave tregtare në Republikën e Shqiperisë nga momenti i antarësimit të Republikës së Shqiperisë në Organizatën Botërore të Tregtisë” ka qënë  dhe vazhdon te jete pjesë e grupit të punës për rishikimin e politikave tregtare duke përgatitur pjesën tonë të raportit dhe diskutuar atë me përfaqesuesit e OBT.

Sektori i produkteve ujore

Sektori i produkteve ujore eshte krijuar ne vitin 2010 dhe ka nje staf prej 3 punonjesish. Ai harton politikat dhe pergatit legjislacionin ne fushen e sigurise se produkteve ujore. Ky sektor ka pergatitur rreth 40 akte nenligjore qe rregullojne aspekte te ndryshme te kesaj fushe ne perputhje me legjislacionin e BE-se. Sektori i produkteve ujore i eshte nenshtruar disa misioneve te Zyres se Veterinarise dhe Ushqimit (FVO) dhe ka perpiluar pyetsoret para dhe pas misionit. Ai eshte përgjegjës për klasifikimin e ujit të prodhimit për MBGJ sipas kritereve mikrobiologjike. Sektori i produkteve ujore ka kompetenca për:

  • Miratimin e stabilimenteve te perpunimit te produkteve të peshkimit ose heqjen e ketij miratimi;
  • Klasifikimin e zonave të prodhimit të molusqeve bivalve;
  • Monitorimin e planit te marrjes se mostrave ne zonat e klasifikuara të prodhimit të molusqeve bivalve;
  • Mbylljen ose rihapjen e zonave te klasifikuara te prodhimit te molusqeve bivalve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është një institucion publik i cili i raporton Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, është përgjegjës për kontrollin e zbatimit te legjislacionit që ka të bëjë me sigurinë e ushqimore  dhe mbrojtjen e konsumatorit. AKU konsiston në tre drejtori në nivelin qendror dhe 12 drejtori rajonale. 13 Pika të Inspektimit Kufitar nën Drejtoritë Rajonale të AKU janë përgjegjëse për kontrollin e bimëve dhe produkteve bimore, gjësë së gjallë, nënprodukteve të kafshëve dhe ushqimin me origjinë shtazore dhe jo, në kufij.

AKU menaxhon 11 laboratorë rajonalë të cilët kryejnë analiza të sigurisë dhe cilësisë së produkteve ushqimore.

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ne baze te ligjit nr.9863 date 28.01.2008 “Per Ushqimin” eshte reference për analizat që kryhen për qellim  te kontrolleve zyrtare të sigurisë ushqimore.

Drejtorite Rajonale te Bujqesise, nepermjet sherbimit veterinar, kontrollon produktin primar me origjine shtazore ne ferme.

Pushteti vendor përfshin, si pjesë e stafit të tyre, Inspektorë Veterinarë të Bashkisë dhe Komunave të cilët janë të autorizuar të ushtrojnë kompetencat e tyre në terren në përputhje me Nenin 54 të Ligjit mbi Shërbimin Veterinar.

Ministria e Shëndetësisë ka përgjegjësinë për shëndetin publik, ushqyerjen dhe kontrollin e ujit dhe produkteve ushqimore specifike (qëllime ushqyese).