Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adresa: Qëndra e Transferimit te Teknologjive Bujqësore, Vlorë

Tel/Fax: +355 3323225

E-mail: qttbvlore@yahoo.com

Drejtor: Meno Besimaj – meno.besimaj@qttbvlore.gov.al


Detyrat kryesore dhe drejtimet specifike të veprimtarisë

  • Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja për pemët frutore bërthamore, ullinj, hardhi dhe agrume; Përgatitja e paketave teknologjike dhe projekteve tip për krijimin e pemëtoreve, ullishtave, vreshtave e agrumeve;
  • Asistence teknike e trajnime për projektimin, ngritjen dhe mirëfunksionimin e fidanishteve, pemëtoreve, ullishtave, vreshtave dhe agrumeve;
  • Prodhimi dhe shtimi i materialit bimor të certifikuar për fidanishtet (pemë frutore, ulli, vreshta dhe agrume);
  • Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët për pemët frutore bërthamore, ullinj, hardhi dhe agrume;
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
  • Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
  • Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit për pemët frutore bërthamore, ullinj, hardhi dhe agrume;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.

Përveç përgjegjësive të mësipërme, në detyrat e Qendrës do të përfshijnë edhe:

  • Nevojat dhe prioritetet e rajonit;
  • Testim agrozonal të kërkuar nga Qendrat e tjera;
  • Inicimi/përgatitja e projekteve që adresojnë problematikat specifike të zonës;
  • Praktika për studentë të Universitetit Bujqësor, etj.