Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Adresa: Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Dobraç-Shkodër

Tel/Fax: +355 2251200

E-mail: qttbshkoder@yahoo.com

Drejtor: Naim Laçej – naim.lacej@yahoo.com


Detyrat kryesore dhe drejtimet specifike të veprimtarisë

  • Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja për kulturën e misrit dhe bimëve/kafshëve të tjera me rëndësi të veçantë për rajonin;
  • Përgatitja e paketave teknologjike për misrin;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët;
  • Prodhimi i komponentëve prindërorë të disa hibrideve të misrit;
  • Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët;
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
  • Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
  • Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit të misrit, përgatitjes së silazhit dhe kulturave të tjera me rëndësi të veçantë për rajonin;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.

Përveç përgjegjësive të mësipërme, në detyrat e Qendrës do të përfshijnë edhe:

  • Nevojat dhe prioritetet e rajonit;
  • Testim agrozonal të kërkuar nga Qendrat e tjera;
  • Inicimi/përgatitja e projekteve që adresojnë problematikat specifike të zonës;
  • Praktika për studentë të Universitetit Bujqësor, etj.