Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Drejtor: Ilir Salillari – ilir.salillari@qttbfushekruje.gov.al

Adresa: Qëndra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore-Fushë Krujë,-Rruga e Rinasit- Fushë Krujë

Tel/Fax: +355 51124356

E-mail: info@qttb-fk.org

Web: www.qttbfushekruje.gov.al


Krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 515, datë 19.07.2006 “Për ristrukturimin e Instituteve Kërkimore Shkencore në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”

Detyrat kryesore dhe drejtimet specifike të veprimtarisë

  • Identifikimi, testimi, përshtatja dhe futja në praktikat bujqësore e teknologjive dhe inputeve të reja në kulturat bujqësore (foragjere, fasule) dhe në blegtori (gjedhi, derra, shpendë);
  • Përgatitja e paketave teknologjike për kulturat bujqësore (foragjere, fasule) dhe mbarështimin e kafshëve (gjedh, derra, shpendë);
  • Studime dhe rekomandime në fushën e Toka dhe Ujërave;
  • Menaxhimi i integruar i fermës;
  • Kërkime dhe testime në nivel ferme për problemet e ngritura nga fermerët e rajonit;
  • Prodhimi i hallkave të larta të farave për kulturat foragjere dhe fasulen;
  • Kontrolli i ushqimeve për blegtorinë dhe i materialit biologjik në shkallë vendi;
  • Trajnime për specialistë të bujqësisë, blegtorisë, fermerë dhe subjekte të tjerë të interesuar;
  • Sigurimi i ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët;
  • Demonstrimi i teknologjive të reja të kultivimit të kulturave bujqësore foragjere, fasulen, etj si dhe për mbarështimin e gjedhit, derrave e shpendëve;
  • Përgatitja dhe publikimi i materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët.

Përveç përgjegjësive të mësipërme, në detyrat e Qendrës përfshihen edhe:

  • Nevojat dhe prioritetet e rajonit;
  • Testim agrozonal të kërkuar nga Qendrat e tjera;
  • Inicimi/përgatitja e projekteve që adresojnë problematikat specifike të zonës;
  • Praktika për studentë të Universitetit Bujqësor, etj.