Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

PROJEKTI I UN “Mbështetje për rimëkëmbjen nga tërmeti” në sektorin e bujqësisë zbatuar nga FAO

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin (FAO) në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) janë duke zbatuar projektin “UNJP/ALB/018/UNJP” lidhur me rimëkëmbjen e aktivitetit bujqësor të prekur nga tërmeti i 26 Nentorit 2019. Projekti financohet përmes SDG Acceleration Fund (Fondi i përshpejtimit të objektivave të qëndrueshme), mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda.

Projekti synon mbështetjen e fermerëve përmes granteve për investimet e identifikuara gjatë rivlerësimit teknik dhe të detajuara në formularin e kërkesës për mbështetje.