Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=16202]

 

Zaptimi i plazheve dhe ndotja akustike, ministri Çuçi mbledh Task Forcën në Himarë: Asnjë tolerim për ata që shkelin ligjin. Reagoni ndaj denoncimeve të pushuesve

 

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z.Bledi Çuçi zhvilloi një takim në Himarë me Task Forcën për mbarëvajtjen e sezonit turistik në këtë bashki. Ai kërkoi një koordinim më të mirë të punës mes të gjitha institucioneve në mënyrë që sezoni turistik të mos ketë probleme. Në mënyrë të veçantë u ngrit shqetësimi i zaptimit të plazheve nga subjekte private. 

 

Ministri Çuci kërkoi ndërhyrje të menjëhershme që ky fenomen të frenohet. Po kështu ai tha se duhen monitoruar në mënyrë rigoroze edhe subjektet që kanë marrë leje për shfrytëzimin e plazheve.

 

“Të gjithë ata që kanë dalë nga leja. Nuk ka as paralajmërim fare. I merret leja dhe nuk i jepet më.  Ka filluar një fenomen i ri që nuk e kemi pasur më parë. Ngritja e kampingjeve në plazh. Është gjëja që në mënyrë kategorike duhet ndaluar. Për kampingje ka vende të caktuara sepse duhet të ketë disa kushte minimale”, tha ministri Çuçi.

 

Një tjetër çështje që ka dalë si shqetësim nga pushuesit në zonën e Himarës është niveli i lartë i zhurmës.

 

“Edhe gjatë ditës duhet bërë një lloj disiplinimi se është ndotje e tmerrshme akustike. Ka norma edhe gjatë ditës se sa duhet të jetë zhurma. Reagimi ndaj telefonatave të qytetarëve duhet të jetë i padiskutueshëm”, u shpreh Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

 

Për sa i përket sigurisë ushqimore, ministri Çuçi kërkoi nga inspektorët e AKU-së që t’i përmbahen planeve të tyre të inspektimit, të mos abuzojnë me detyrën duke rënduar padrejtësisht operatorët e biznesit ushqimor, njëkohësisht të mos tolerojnë askënd që rrezikon shëndetin e konsumatorëve.

Bashkë me ministrin Çuçi në këtë takim ishte edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj.Anila Denaj. Ata koordinojnë Task Forcën për sezonin turistik në bashkitë Sarandë dhe Himarë.

{:}