Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Në qytetin e Vlorës u organizua në fundjavë aktiviteti i përvitshëm për promovimin e produktit të ullirit dhe vajit të ullirit. Në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Nucleus Albania”, merrnin pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, nga Qendra e Transferimit të Teknologjisë Vlorë, Shkolla Tregtare Vlorë, Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, Institucionet financiare FedInvest dhe Banka OTP Albania.

Mesazhi i këtij aktiviteti është promovimi i produkteve shqiptare, i gatimeve me vaj ulliri, i lidhjes së fermerëve dhe prodhuesve me institucione të kërkimit (Qendra e Transferimit të teknologjive Vlorë), lidhjes me institucionet që mbështesin këto grupe interesi për investime,inovacion dhe zgjerim, lidhje me institucione arsimore për t’u bërë promotor të transferimit të vlerave

Nga MBZHR ishte i pranishëm z.Irfan Tarelli. Pjesëmarrësit në aktivitet vlerësuan cilësitë e ullirit përtej frutit, i shtrirë në të gjithë hallkat e zinxhirit të vlerës dhe i lidhur tërësisht me natyrën dhe biodiversitetin.

Zonat e njohura për prodhimin dhe përpunimin e ullirit në vendin tonë janë Tirana, Elbasani, Vlora, Berati, Delvina, Qeparo, Lukovë etj.

Aktiviteti i shërbeu bizneseve të forcojnë lidhjet mes tyre, si dhe të njihen me skemat e mbështetjes me subvencione nga buxheti i Qeverisë Shqiptare nëpërmjet instrumentave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe mbështetjen që do të fillojë me financim të Bashkimit Evropian nëpërmjet Programi IPARD si Instrumenti i Asistencës së Para – Aderimit në Bashkimin Evropian.

[metaslider id=19725]{:}