Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Tana Kika -drejtuesja e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

Me praninë e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) Milva Ekonomi, u bë prezantimi i znj.Tana Kika si drejtuese e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB). Një institucion i krijuar së fundmi, i cili do të ketë një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimit veterinar për kafshët dhe në sigurinë e ushqimeve me origjinë shtazore. Në fjalën e saj Ministrja Ekonomi shprehu besimin që ky institucion do të cojë më përpara reformat që kanë nisur më Shërbimin Kombëtar Veterinar, duke garantuar shëndetin e kafshëve dhe sigurinë ushqimore si një prioritet absolut i punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, pa lënë mënjanë dhe mbrojtjen e bimëve. Ky Autoritet Kombëtar dhe katër Agjencitë Rajonale; në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë do të kordinojnë më mirë kontrollin në territor duke u shërbyer nevojave të fermerëve. Qeveria Shqiptare është e angazhuar në lehtësimin e barrës së shpenzimeve të fermerit dhe për këtë arsye ka mbështetur matrikullimin dhe vaksinimin falas, procese këto që monitorohen dhe kryhen nga specialistët e AKVMB-së në të gjithë vendin. Ky takim shërbeu edhe si një mundësi e mirë e koordinimit me institucionet e tjera si AKU, AZHBR dhe AREB.

 {:}