Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Frida Krifca zhvilloi në hollin e minstrisë një takim me fermerë dhe përfaqësues të pikave të grumbullimit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vend. Gjatë këtij takimi, i cili u oragnizua në formën e një dialogu të hapur ministrja u ndal në rëndësinë e veçantë që kanë pikat e grumbullimit kryesisht në rritjen e eksporteve, nxitjen e konkurrencës së ndershme dhe tregut të lirë. Gjatë fjalës së saj, ministrja theksoi se qeveria shqiptare ka vendosur objektiva ambicioze, përsa i përket zhvillimit të sektorit bujqësisë dhe industrisë agropërpunuese, duke synuar rritjen e mëtejshme të eksporteve të prodhimeve vendase.

Ministrja ka vënë theksin gjithashtu në dialogun dhe transparencën që duhet të kenë organet kompentente, titullarët e institucioneve përgjgjegjëse për kontrollin e sigurisë ushqimore, me fermerët dhe agropërpunuesit në vend.

“Të punojmë bashkarisht me mision lidhjen e zinxhirit prodhues- përpunues, për shtimin e vlerës dhe garantimin e sigurisë ushqimore për konsumatorët me qëllim forcimin e avantazheve konkurruese të markës së cilësisë”, – u shpreh ndër të tjera minstrja Krifca, gjatë këtij takimi.

 

[metaslider id=20121]{:}