Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, MBZHR, Milva Ekonomi, ishte sot në nisjen e projektit Forcimi i kapaciteteve institucionale në lidhje me menaxhimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri”, i financuar nga zyra e Bashkëpunimit Italian në vendin tone dhe po zbatohet në bashkëpunim me Institutin Agronomik të Barit (CIHEAM).

Ministrja Ekonomi shoqërohej nga drejtues të lartë të institucioneve përgjegjëse për sigurinë ushqimore si Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Insituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë. Ekonomi tha se siguria ushqimore është komponent i rëndësishëm, si pjesë e integrimit dhe përafrimit të legjislacionit sipas normave të BE-së.

Ekonomi gjatë fjalës së saj vuri theksin në rëndësinë që ka bashkëpunimi i institucioneve midis tyre për të bërë të mundur zbatimin me efikasitet të planeve kombëtare të monitorimit, në identifikimin, evidentimin, ndëshkimin dhe ndalimin e cdo veprimi të kundraligjshëm. Ajo vuri theksin tek roli i secilit institucion në realizimin e kësaj sfide, në forcimin e kontrollit në ciklin e sigurinë ushqimore në vend.

Projekti “Forcimi i kapaciteteve institucionale në lidhje me menaxhimin e sigurisë ushqimore në Shqipëri” do të zgjasë 3 vjet dhe ka në fokus forcimin e kapaciteteve të institucioneve shqiptare si AKU, ISUV, AKVMB në lidhje me rritjen e performancës së inspektimeve dhe kontrolleve në pikat kufitare, testimin dhe analizimin e mbetjeve nga pesticidet si dhe forcimin e performancës së shërbimit veterinar.

Projekti ka të parashikuar kryerjen e vizitave në terren dhe takimet me institucionet përkatëse për t’i orientuar dhe mbështetur ata në punën e tyre kryerjen sa më mirë dhe me efiçencë të kontrolleve në pikat doganore.

[metaslider id=19874]{:}