Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Nga data 13 – 16 prill u mbajt në Stuttgard, Gjermani Panairi “Slow Food” 2023. Stenda shqiptare, “Taste of Albania” mirëpriti vizitorë dhe dashamirës të ushqimit duke promovuar eksportin e ushqimit si pasaportë e rëndësishme e traditës, cilësisë, shijes dhe ritualeve të territoreve më të thella të Shqipërisë. 11 prodhues, anëtarë të lëvizjes Slow Food u prezantuan me produkte autentike shqiptare duke mbështetur kështu zhvillimin e një bujqësie të përgjegjshme e të qëndrueshme.

{:}