Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore (EFSA) së bashku me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po bashkojnë forcat në vitin 2023 në një fushatë mbarë evropiane për të mbështetur luftën kundër Murtajës Afrikane të Derrave (MAD). Tani në vitin e saj të katërt, fushata #StopMAD rrit ndërgjegjësimin e fermerëve, gjuetarëve dhe veterinerëve në tetëmbëdhjetë vende evropiane, duke përfshirë Shqipërinë, për këtë sëmundje shumë ngjitëse dhe i inkurajon ata të ndërmarrin veprime për të parandaluar përhapjen e saj.

 

”Gjatë dekadës së fundit, Murtaja Afrikane e Derrave ka pasur një ndikim dramatik në sektorin evropian të rritjes së derrave dhe vazhdon të ndikojë në ekonominë lokale dhe rajonale. Ndërsa shifrat e fundit tregojnë shenja inkurajuese se përpjekjet për të parandaluar përhapjen e virusit mund të kenë efekt, tabloja në të gjithë Evropën nuk është aspak pozitive dhe ne duhet të qëndrojmë vigjilentë. Fermerët, gjuetarët dhe veterinerët kanë një rol veçanërisht të rëndësishëm në raportimin e rasteve të dyshimta”, tha Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA.

 

Fushata #StopMAD inkurajon fermerët, veterinerët dhe gjuetarët që të ‘zbulojnë, parandalojnë, raportojnë’ rastet e MAD te derrat e butë dhe derrat e egër. Ajo drejtohet në partneritet me autoritetet lokale në tetëmbëdhjetë vende, dhe në Shqipëri ajo drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

 

“Duke ju referuar situatës së Shqipërisë me zero raste, parandalimi i MAD siguron një të ardhme të sigurt për fermat e derrave. Kontrolli në import, bashkëpunimi me shërbimet veterinare të shteteve fqinjë, ndjekja e situatës shëndetēsore në fermat e mbarështimit të derrave, fushatat e ndërgjegjsimit janë masat parandaluese efikase për mbrojtjen e territorit shqiptar nga MAD. “ – thekson Keti Margariti, CVO në MBZHR.

 

Në vitin 2022, numri i shpërthimeve të MAD në popullatat e derrave të butë dhe derrave të egër ra ndjeshëm në vende të tilla si Rumania, Polonia dhe Bullgaria krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të ri[1] të publikuar sot nga EFSA. Megjithatë, MAD u rishfaq në Greqi dhe Çeki dhe vazhdon të përhapet në vendet fqinje me BE-në si Serbia dhe Moldavia. Për herë të parë në vitin 2022, kjo sëmundje u shfaq edhe në Maqedoninë e Veriut.

 

Mësoni, angazhohuni, shpërndani

Vizitoni faqen e internetit të EFSA për më shumë informacione rreth MAD, si dhe shfletoni infografikët, postimet e gatshme për përdorim në mediat sociale dhe materialet e  tjera.

 

Si një Agjenci e BE-së, EFSA i nënshtrohet Rregullores (BE) 2018/1725, e cila ka vlerë të barabartë ligjore si Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (BE) 2016/679 (GDPR) e zbatueshme në Shtetet Anëtare të BE-së, e cila është në përputhje me rregullat dhe parimet e GDPR për mbrojtjen e të dhënave personale.

[1] Raporti i EFSA ‘Analiza epidemiologjike e Murtajës Afrikane të Derrave në Bashkimin Evropian gjatë vitit 2022.'{:}