Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Shërbimi veterinar, Ekonomi: Angazhim i përbashkët për rritjen e formimit profesional të mjekëve

Edukimi i vazhduar profesional i mjekut veterinar ishte kryefjala e takimit prezantues që ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi zhvilloi sot me presidentin e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar, Ymer Elezi dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Tana Kika. Ministrja Ekonomi vuri theksin tek mundësitë e bashkëpunimit midis Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë dhe Shërbimit Veterinar për garantimin e mirëqënies së kafshëve.
Gjithashtu u ra dakord për anëtarësimin e të gjithë trupës veterinare shtetërore e private pranë Urdhrit Profesional Veterinar, me qëllim konsolidimin e kapaciteteve dhe fryteve të trajnimit profesional.
Sot në Shqiperi ushtrojnë profesionin 1200 mjekë veterinar, nga të cilët 550 në shërbimin shtetëror dhe 188 në atë privat. Në mbarë vendin punojnë në këtë shërbim dhe 508 teknikë veterinarë.{:}