Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=17584]

 

Shengeni Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen Fitosanitare për shkëmbimet e produkteve bujqësore. Ministrat e të dy vendeve dakordësojnë dokumentin përmes një video-konference

 

Në kuadër të krijimit të Shengenit Ballkanik sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural po hedh një hap konkret. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e Çertifikatave Fitosanitare, duke lehtësuar në këtë mënyrë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve. Gjatë një video-konference Ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Trajan Dimkovski, u dakordësuan për variantin final të marrëveshjes, për të cilën është punuar prej rreth 6 muajsh që nga takimi i fundit i tyre në Tiranë.

“Tani çdo gjë është pothuajse gati. Kemi versionin final të marrëveshjes për njohjen e çertifikatave fitosanitare për secilin vend. Jam i lumtur që më në fund finalizuam diçka që e kishim disktuar që para gjashtë muajsh në Tiranë. Çdo krizë është një mundësi për të ecur përpara, kështu që le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara dhe të nënshkruajmë së bashku këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”, tha ministri Çuçi.

Marrëveshja Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sjell njohjen e ndërsjelltë të institucioneve e instrumentave laboratorikë, vlerësues dhe validues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin mes dy vendeve. Nënshkrimi do të bëhet pasi qeveritë respektive të të dy vendeve do të ndjekin procedurat përkatëse. Ndërkohë krahas kësaj marrëveshje grupet e përbashkëta të të dy vendeve do të punojnë edhe për dy marrëveshje të tjera, atë të bashkëpunimit në fushën e veterinarisë dhe ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe marrëveshjen për ruajtjen, monitorimin dhe menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Prespës.{:}