Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Sëmundja e tërbimit, trajnohen ekspertët që do të monitorojnë fushatën e vaksinimit të dhelprave

Është zhvilluar me datë 14/01/2021 një takim trajnues me përfaqësues nga Agjencia e Zonave Mjedisore të Mbrojtura, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Stafi i Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, të cilët do të monitorojnë ecurinë e fushatës së vaksinimit tek dhelprat e kuqe. Trajnimi për monitorimin postvaksinal konsiston mbi mënyrën e kampionimit dhe paketimit të dhelprave të kuqe që do të gjuhën për monitorimin post vaksinal. Procesi i vaksinimit  u mbyll me sukses më 23 nëntor të vitit të kaluar. Kjo ishte fushata e 10-të e vaksinimit në kuadër të mbështetjes së Bashkimit Europian për Shqipërinë dhe vendet e rajonit. Gjatë fushatës u hodhën nga ajri rreth 560.000 karreme vaksinale në të gjithë territorin e vendit. Vaksina e tërbimit financohet nga Bashkimi Evropian.Në Shqipëri do zhvillohen tre fushata vaksinimi.{:}