Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Financave, organizuan takimin e Komitetit Drejtues të “Programit të Mbështetjes së Agrobiznesit dhe Turizmit“.

Në takim morën pjesë ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, zëvendësministri i Financave, Besard Kadia, drejtoresha e institucioneve financiare të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Jug-Lindore, Aleksandra Vukosavljevic, drejtoresha e BERZH në Shqipëri, Ekaterina Solovova, si dhe CEO i bankës OTP, Bledar Shella.

Ministrja Krifca tregoi mekanizmat me të cilat do të mbështetet agro biznesi dhe turizmi.

“Ky Program ofron dhe do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në linja të dedikuara kreditimi për agrobiznesin, lehtësim të agrobiznesit për ndarjen e riskut, dhënie të incentivave në nivel 10% për investime për agrobiznesin si dhe asistencë teknike”, tha Krifca në fjalën e saj.

Programi është pjesë e përpjekjeve të koordinuara të BERZH, Qeverisë Shqiptare dhe BE për përmirësimin e qasjes në financime për SME-të shqiptare që zhvillojnë aktivitetin në këto sektorë. Rreth 180 milionë euro janë alokuar për këtë program për hua dhe përmes ndarjes së riskut me bankat partnere në vend. Prej fillimit të tij në 2016, mbi 70 milionë euro hua janë ofruar për rreth 6100 biznese vendase në sektorin e agrobiznesit.

“Si pjesë e fondit prej 180 milionë euro të akorduar nga marrëveshja me BERZH, Ministria e Bujqësisë dhe ajo e Turizmit kanë angazhuar 36 milionë euro për mbulimin e humbjeve të para si një masë shtesë për ti ardhur në ndihmë secilit subjekt apo individ që aplikon.”, tha Krifca.

Në përmbyllje të fjalës së saj, ministrja ritheksoi angazhimin maksimal për të garantuar funksionimin e të gjithë mekanzimave për të zvogëluar distancën mes tokës prodhuese dhe institucioneve financiare.

 

[metaslider id=20533]{:}