Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishte e ftuar sot në nisjesn e zbatimit të projektit “GREAT” që synon fuqizimin ekonomik të grave rurale në Shqipëri dhe që mbështetet nga UN Ëomen, FAO dhe Bashkëpunimi Italian.

Në aktivitet ishin të pranishëm ambasadori Italian në Tiranë z.Fabrio Buci, përfaqësuesi i UN Women z.Michele  Ribotta dhe drejtuesi i zyrës së FAO në Shqipëri z.Arben Kipi.

Në fjalën e saj, ministrja Ekonomi e cilësoi projektin “GREAT” shumë të rëndësishëm për qeverinë shqiptare e cila në prioritetet e saj ka zvogëlimin e pabarazive gjinore, fuqizimin e grave dhe zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Ekonomi tha se sipas statistikave, në vendin tonë vetëm 6 % e fermave menaxhohen nga gratë dhe mundësitë e punësimit jashtë fermës janë shumë të pakta për gratë në zonat rurale në raport me burrat. Sipas ministres Milva Ekonomi, nisur nga ky fakt, në objektivat e qeverisë për këtë vit, është rritja e numrit të fermerëve që përfitojnë nga skema e masave të mbështetjes në bujqësi, sidomos atyre femra.

“Objektivi ynë për këtë vit është rritja e numrit të fermerëve, nga 2300 përfitues që ishin në vitin 2020, për këtë vit synojmë ta rrisim numrin e përfituesve në  2400, nga të cilat rreth 15% ose 360 fermerë të janë gra fermerë.

Më tej ajo përmendi dhe investimet e kryera në bujqësi përmes programit IPARD II i bashkëfinancuar nga BE dhe Qeveria Shqiptare për sektorin e bujqësisë. Granti që jepet nga ky program për zonat rurale është në vlerë prej 94 milion euro, nga të cilat 71 milion euro është Financimi i BE dhe 25% është financim nga qeveria shqiptare.

“Një nga qëllimet e IPARD II është rritja e të ardhurave që gjenerohen nga gratë në zonat rurale”, u shpreh ministrja.

Projekti “GREAT” do të zbatohet në disa rajone të vendit përmes tij synohet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik i grave rurale dhe komuniteteve të tyre, rritja e të ardhurave të tyre dhe aftësive për punësim.

[metaslider id=”19127″]{:}