Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka zhvilluar sot një vizitë në stabilimentin e përpunimit të peshkut “Mare Adriatik” në Bushat të qarkut të Shkodrës. Ky investim gjigand, i cili operon me tekonologji moderne për përpunimin dhe ambalazhimin e açugeve, fillesat e tij i ka gjatë viteve ’95 dhe sot shënon 500 punëtorë të ndarë në dy stabilimente me linja prodhimi dhe ambalazhimi për açugen, që është e destinuar e tëra për eksport me BE.
Për ministrin Peleshi ky sektor, është një nga sektorët më pararojë në këndvështrimin e eksporteve me vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Industria e përpunimt të peshkut tashmë, është një industri e cila operon me standarde evropiane, duke konkurruar denjësisht në tregjet botërore.
“Gjashtëmujori i parë u mbyll me 55 % më shumë eksporte sesa viti kaluar. E theksoj dhe njëherë se bëhet fjalë për tregje me standarde shumë të larta evropiane, pra kemi arritur këto standarde.”
U shpreh ndër të tjera ministri gjatë fjalës së tij.
Vizita e ministrit Peleshi në stabilimentin “Mare Adriatik”, vjen menjëherë pas rezultatit pozitiv që mori Shqipëria pas auditimit të një misioni të strukturave të sigurisë ushqimore të Bashkimit Evropian në vendin tonë.
“Para dy ditësh sapo kemi përmbyllur një mision auditimi nga Bashkimi Europian, nga strukturat e sigurisë ushqimore, dhe mesa jemi informuar dhe mesa kemi marrë konkluzionet ka qenë një provim i suksseshëm për ne, për institucionet dhe për të gjithë sektorin privat, pra për stabilimentet e përpunimit të peshkut.Çka do të thotë që Shqipëria do të vazhdojë edhe me mbështetjen e institucioneve tona, të rritë nga viti në vit prezencën e vet, në tregjet botërore të tregtimit të këtyre prodhimeve.”
Duhet theksuar se për sektorin e peshkimit dhe në veçanti atë të përpunimit të peshkut, janë bërë hapa përpara. Vitin e kaluar qeveria shqiptare hoqi TVSH-në për mjetet e bordit të anijeve të peshkimit, gjë që solli lehtësira dhe përfitime për rreth 2000 peshkatarë. Po ashtu në Skemën Kombëtare të Mbështetjes Financiare u parashikua për herë të parë masa e subvencionit për sardelet dhe açuget në vlerën prej 200 lekë të vjetra ose 20 lekë për kilogram, e cila do vazhdojë të aplikohet dhe në vazhdim.
{:}