Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural filloi turin e informimit të fermerëve mbi thirrjen e parë të aplikimeve për mbështetje në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural nëpërmjet IPARD II.

Në datën 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019, priten pranë zyrës qëndrore të AZHBR aplikimet për mbështetje në 3 masat e IPARD:

Masa 1. Investime në fermë – Mbështetje deri në 70% të vlerës, për investime nga 10 000 Euro deri në 500 000 Euro.

Masa 3. Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale – Mbështetje deri në 50% të vlerës për investime nga 25 000 Euro deri në 2 000 000 Euro.

Masa 7. Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat (agroturizëm, turizëm rural, produkte tradicionale etj) – Mbështetje deri në 65% të vlerës për investime nga 10 000 Euro deri në 400 000 Euro.

Ministri Peleshi i pranishëm në takimin e parë të këtij turi informues me fermerë dhe sipërmarrës në Qarkun e Tiranës, e konsideroi këtë program si mundësinë më të madhe që bujqësia dhe fshati ka patur ndonjëherë.

“Mbështetja më e madhe që bujqësia shqiptare, agropërpunimi, zona rurale, ka patur ndonjëherë në të paktën 30 vitet e fundit. Sot është takimi i parë promovues, jemi në muajin e promovimit, informimit, lidhur me këtë program që quhet IPARD. Në datën 30 nëntor filllojmë të presim aplikimet, kjo thirrje qëndron e hapur deri në fund të janarit, pra këmi 3 muaj kohë për të kthyer një projekt ide apo një dëshirë në një project aplikimi, ky është qëllimi i këtij turi që fillojmë sot dhe do të shpërndahemi me intensitet të lartë në të gjithë Shqipërinë”

Gjithashtu Peleshi theksoi edhe njëherë mundësitë e mbështetjes që krijon IPARD “Masa e parë që mbështetet nga IPARD-I, janë ivnestimet në femrë, në bujqësi edhe blegtori, mbështeten investime në vlerën nga 10 000 deri në 500 000 euro, në masën minimalisht 60%. Parimisht mund të fitojnë edhe fermerët e vegjël, çështja është që sado i vogël të jetë ky investim, duhet të arrihet standardi i kërkuar ”

“Masa më fantastike është masa e tretë, diversifikimi i ekonomisë në fshat, atje kemi mundësi të mbështesim biznese jo konvencionale, jo një femrë bujqësore apo një fermë blegtorale, por cdo lloj biznesi në fakt që mbështetet në fshat”{:}