Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Tiranë, më 13.08.2023

 

Ditën e sotme, më 13.08.2023, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është vënë në dijeni për arrestimin e shtetasve A.T dhe T.B, punonjës pranë Qendrës për Ekonominë e Rritjes së Rasateve të Peshkut të Koranit, në Lin, Pogradec, si subjekte hetimi nën akuzën për trafikimin e lëndëve narkotike në një operacion të kryer nga Policia e Shtetit.

Sipas kontrolleve të kryera gjatë këtij operacioni, është konstatuar se shtetasi A.T, punonjës në pozicionin e Rojes dhe shtetasi T.B, në pozicionin e punëtorit pranë Qendrës për Ekonominë e Rritjes së Rasateve të Peshkut të Koranit, Lin, Pogradec, i kanë kryer veprimtaritë e jashtëligjshme në rrethana tërësisht private, jashtë ambienteve dhe orareve zyrtare të punës dhe nuk kanë përdorur asete të vendosura në dispozicion nga institucioni.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural distancohet nga ky rast dhe deklarojmë se janë marrë masat për shkëputjen e marrëdhënies së punës në mënyre të menjëhershme për të dy shtetasit, A.T dhe T.B, brenda ditës së sotme, më datë 13.08.2023.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

{:}