Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Njoftojmë të gjithë aplikantët në Skemën Kombëtare të mbështetjes në bujqësi, se numri i lartë i aplikimeve ka shkaktuar mbingarkesë në sistemet elektronike të serverave të sistemit e-Albania.

Nga evidentimi i problemit AKSHI po punon intensivisht për rritjen e kapaciteteve të transmetimit të informacionit.

Me qëllim ofrimin e kushteve të barabarta në aplikim, sistemi do të rihapet për të gjithë aplikantët në orën 8:00 ditën e Shtunë, 26 shkurt.

Zyrat e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Adisa, si dhe Agropikat në të gjithë territorin, do të jenë të hapura në datë 26 shkurt, nga ora 08:00  – 16:00.

Falënderojmë fermerët që besojnë dhe vlerësojnë Skemën Kombëtare, si një mundësi financimi për të zhvilluar fermën e tyre.

 {:}