Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, priti në një takim pune, bashkë me zv.ministrin Enio Civici, ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë, Reinouz Vos, ku u diskutua për bashkëpunimet e reja në fushën e bujqësisë.

Ministrja Denaj, vlerësoi eksperiencën holandeze në fushën e blegtorisë dhe bujqësisë.

“Theksuam nevojën për të çuar përpara vullnetin e mirë për bashkëveprim dhe mundësitë e jashtëzakonshme të bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, tha Denaj.
Së bashku me ambasadorin Vos, vuri në dukje ministrja, diskutuam për bashkëpunime potenciale, në drejtim të mbështetjes të qendrave të bashkimit të blegtorëve dhe fermerëve në njësi ekonomike.
Denaj theksoi se, në fokus të interesit të përbashkët mes të dy vendeve tona, është për të përfituar ekonomikisht në vlerë dhe cilësi.

“Rritja e markës shqiptare, duke iu referuar eksperiencës së Holandës, është vlerë e shtuar për ekonominë tonë bujqësore”, u shpreh Denaj.
Kontributi i partnerëve tanë ndërkombëtarë, tha ajo, mbetet me rëndësi të veçantë për zhvillimin e bujqësisë sipas modelit dhe standardeve më të mira.
{:}