Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, mori pjesë në ceremoninë e përurimit të 20 vjetorit të krijimit, të një prej kompanive kryesore të përpunimit të mishit dhe të produkteve të tij në Shqipëri, “Fix”, që ndodhet në Korçë.
Falë investimeve private serioze, por edhe mbështetjes që Ministria e Bujqësisë i ndihmon këto kompani me anë të grandeve e subvensionimeve, bizneset që kanë lidhje me ushqimin po njohin rritje dhe zhvillim, duke çuar në nivele më të larta edhe cilësinë e sigurinë ushqimore.
Ministrja Denaj tha se, “kompania ‘Fix’, është një biznes me vizion të qartë drejt vendosjes së standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, përdorimit të teknologjisë së përparuar dhe nxitjes së përgjegjshmërisë sociale”.
Në përshëndetjen e mbajtur me këtë rast, Denaj e cilësoi sipërmarrjen “Fix”, një model biznesi per t’u ndjekur.
“Përfitues nga programi IPARDII në pajisje teknologjie moderne të përpunimit, “Fix” garanton cilësi të lartë për konsumatorët vendas dhe ata të vendeve fqinje ku kompania eksporton”, theksoi ministrja.
Përfaqësuesit e kompanisë, shprehën angazhimin se kryefjalë e punës së tyre është ofrimi i shërbimit cilësor dhe produkteve të sigurta për konsumatorët.
Kompania “Fix” është një ndër kompanitë shqiptare që kanë marrë vulën e cilësisë, pasi kanë arritur standardet teknologjike të prodhimit, me cilësi të lartë duke garantuar dhe sigurinë ushqimore në të gjitha hallkat e zinxhirit të saj.


{:}