Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në ceremoninë hapëse të Konferencës Ndërkombëtare të Nanoteknologjisë, mes anëtarëve të Akademisë së Shkencave në Shqipëri, akademikëve dhe ekspertëve nga e gjithë bota.

Ministrja Denaj përshëndeti mbajtjen e këtij takimi të rëndësishëm me pjesëmarrës shkencëtarë dhe akademikë nga shumë vende të rajonit dhe më gjerë, që siç tha ajo, “kanë sjellë në Tiranë në këtë konfernecë, risitë dhe teknologjitë e avancuara të këtij sektori”.

Denaj vuri theksin, në forcimin e bashkëpunimin ndërmjet akademikëve dhe institucioneve të Bujqësisë, me qëllim lehtësimin e shkëmbimit të njohurive midis shkencëtarëve që punojnë në fusha të ndryshme dhe eksplorojnë sinergji të reja në fushën e nanoshkencës, nanoteknologjisë që lidhen me aplikime të rëndësishme në bujqësië.
Gjatë fjalës së saj, ministrja informoi mbi hapat që janë hedhur në investime që i shërbejnë digjitalizimit të bujqësisë si bazë për aplikimin e teknologjive të përparuara.
“Me ndihmën e akademikëve duhet të integrojmë në bujqësi e blegtori teknologjinë e informacionit të përparuar me sistemet e investuara deri tani. Ndërtimi i kadastrave të ullirit dhe vreshtave, janë shembuj të suksesshëm të politikave tona për të identifikuar sipërfaqet e kultivuara”, u shpreh Denaj.
Ministrja shprehu bindjen se përmes shfrytëzimit të të gjithë potencialeve teknologjike dhe bashkëpunimit me ekspertët, do të mund të sjellim një produkt bujqësor me kosto të ulët e cilësi më të lartë.

“Ky aktivitet i rëndësishëm akademik, do të çojë përpara shumë nga projektet e të gjithë Ballkanit dhe jo vetëm, tha ministrja, teksa vuri në dukje se, në Shqipëri të flasësh për teknologjinë është bërë çështje e ditës dhe për bujqësinë në veçanti, aplikimi i risive shkencore, merr një vëmendja edhe më të madhe”, teksa vuri në dukje, kontributin me gati 20% të bujqësisë në ekonominë kombëtare dhe angazhimin në punë me rreth 40% të popullatës rurale.
Nga datat 16 deri 20 tetor 2023 po mbahet në Tiranë edicioni i parë i Konferencës Ndërkombëtare NanoBalkan 2023, me pjesëmarrjen e 40 ligjëruesve, ku 20 ligjërues janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut , me një gamë të gjerë kërkimesh aktuale në nanoshkencë dhe nanoteknologji, pas suksesit të dy eventeve të fundit të organizuara në Shqipëri, TNT2021 dhe TNT nanoBalkan2022.

Fokus i kësaj Konferemece të rëndësishme, është parashtrimi i arritjeve dhe sfidat në teknologji, si mundësi dhe ambicie zhvillimi në fushën të ndryshme të ekonomisë, bujqësisë dhe mjedisit.
NanoAlb, është Njësia Shqiptare e NanoShkencës dhe Nanoteknologjisë e krijuar pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

NanoAlb është një qendër virtuale që koordinon aktivitetet në fushën e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë në universitetet shqiptare në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Objektivat e NanoAlb janë të forcojë aktivitetet e Kërkimit dhe Zhvillimit (R&D) në këtë fushë, të rrisë bashkëpunimin dhe sinergjitë midis grupeve dhe industrive të ndryshme kërkimore. Përhapja e njohurive dhe arritjeve në shoqëri dhe aktivitetet arsimore me interes për brezin e ri të shkencëtarëve (nxënës të shkollave të mesme etj.) janë gjithashtu objektiva të NanoAlb.


{:}