Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me studentë të Universitetit të Tiranës, me të cilët bisedoi mbi efektet e ndryshimeve klimatike.
Në takim ishin të pranishëm dhe ambasadori i Spanjës në Shqipëri, Álvaro Renedo Zalba, si dhe përfaqësuesja e UNDP-së në vendin tonë, Monica Merino.
“Diskutuam veçanërisht mbi sigurinë ushqimore bashkë me partnerët tanë strategjik, ambasadën spanjolle për rrugëtimin drejt integrimit në BE dhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara United Nations Albania drejt përmbushjes së Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG)”, deklaroi ministrja Denaj.

Denaj u shpreh se takimi shërbeu për një informim më të gjerë mbi bashkëpunimin afatgjatë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka me agjencitë e OKB-së në Shqipëri, teksa vuri në dukje se, avancimi i politikave mbi sigurinë ushqimore, çuarjen përpra të bujqësisë dhe kapitujt për integrimin në BE, janë në fokus të punës që vijojmë çdo ditë.
BE i dha jetë planit më të madh për mjedisin në historinë e tij në dhjetor të vitit 2020.

27 vendet anëtare ranë dakord në Bruksel për një reduktim madhor të emetimeve të gazit CO2 në 10 vjet, bazuar në planin për rimëkëmbjen ekonomike të shteteve anëtare pas krizës së COVID.
Sipas planeve për të cilat u ra dakord pas një negocimi maratonë të ndërmjetësuar nga presidenca gjermane, blloku angazhohet të shkurtojë me 55% emetimet e CO2-shit brenda vitit 2030.
Marrëveshja e Gjelbër e BE-së dhe promovimi i ndryshimit të politikave dhe investimeve në konsum dhe prodhim të qëndrueshëm janë prioritet për BE-në dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


{:}