Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

PROGRAMI FARM ASSURANCE-Program Trajnimi për konsulencën GlobalG.A.P për herë të parë në Shqipëri.

  • Je kompani eksportuese  fruta perimeve  dhe synon rritjen e eksporteve në vendet e Bashkimit Europian nëpërmjet çertifikimit ne grup GLOBALG.A.P të implementuar nga stafi i brendshëm i kompanisë?
  • Je konsulent i pavarur dhe dëshiron të ofrosh ekspertizën tënde për implementimin e standartit GLOBALG.A.P.?
  • Je kompani konsulence dhe dëshiron të trajnosh stafin tënd për implementimin e standartit GLOBALG.A.P.?
  • Je organizëm inspektim – çertifikimi që synon të diversifikosh shërbimet me standartin GLOBALG.A.P.?

 

INFORMOHU DHE APLIKO TANI PËR PROGRAMIN “FARM ASSURANCE”

 Për më shumë vizitoni:

http://agroquality.al/2020/06/24/farm-assurance-event-3/

 

 MBZHR dhe RisiAlbania : në një partneritet strategjik për të rritur eksportet dhe krijimin e vendeve të punës në agrobiznes për të rinjtë shqiptarë.

  • Gjatë vitit 2018 dhe 2019, RisiAlbania mbështeti eksportuesit dhe SHBB për të pilotuar çertifikimin në grup GlobalG.A.P duke përkrahur gjithashtu “Albinspekt”, një organ çertifikimi, për të ndërtuar një platformë për informues mbi standartin GlobalG.A.P – www.agroquality.al
  • Paralelisht, MBZHR në partneritet me RisiAlbania mbështeti organizimin e GlobalG.A.P STOP TOUR në Shqipëri në Mars 2019. Për herë të parë, organizata GlobalG.A.P dërgoi përfaqësues në Tiranë për të rritur ndërgjegjësimin e aktoreve kryesorë mbi standartet që duhet të plotësoj çdo subjekt. Rreth 114 agrobiznese morën pjesë në konferencë.
  • Pas kësaj ngjarje, eksportuesit shqiptarë filluan të rritin interes me tepër për certifikimin e GlobalG.A.P dhe sipërfaqja e produkteve të çertifikuara GlobalG.A.P u rrit me rreth 300%.
  • Në Qershor 2019, Ministri i Bujqësisë z.Bledi Çuçi, vizitoi disa eksportues ndër të cilët dhe “Doni Fruits”, një nga eksportuesit që mori certifikimin në grup me GlobalG.A.P, dhe mesazhi kryesor ishte “Nëse produktet shqiptare janë GlobalG.A.P siguria dhe cilësia e ushqimit e certifikuar janë 100% të garantuara dhe produktet mund të shiten në të gjithë Evropën ”. Ai ftoi eksportuesit e tjerë që të aplikojnë dhe të marrin certifikohen sëbashku me fermerët.
  • Nëpërmjet shkëmbimeve të vazhdueshme ndërmjet RisiAlbania dhe MBZHR, në Qershor të vitit 2020 MBZHR përfshiu GlobalG.A.P si pjesë e mbështetjes në Skemat Kombëtare, që do të thotë se eksportuesit dhe fermerët mund të kërkojnë ndihmë financiare për të marrë çertifikimin.
  • Rezultatet shumtë pozitive të eksportuesve që pilotuan çertifikimin në grup me GlobalG.A.P shtynë MBZHR për të përfshirë mbështetjen për GlobalG.A.P në skemat kombetare.

Një partneritet i vazhdueshëm midis RisiAlbania dhe MBZHR.

  • Në Qershor-Korrik, Shtator 2020, MARD dhe RisiAlbania do të mbështesë GlobalG.A.P dhe “Albinspekt” në organizimin e GlobalG.A.P “Farm Assurance” (Program Trajnimi për konsulencen GlobalG.A.P) në Shqipëri, ku 15 këshilltarë dhe stafi i eksportuesve do të marrin pjesë në një trajnim mbi GlobalG.A.P për çertifikimin individual dhe në grup.
  • Së shpejti do të krijohet Grupi Kombëtar Teknik i Punës si një organ kontakti për GlobalG.A.P – gjë e cila do të japë një impakt pozitiv në zhvillimin e standartit dhe sigurisë ushqimore.
  • Ndërkohe të gjitha këto iniciativa nga njëra anë bëjnë të mundur që eksportuesit Shqiptarë të eksportojnë më shumë produkte në tregjet me vlera të larta dhe vendosin kontrata më të mira, nga ana tjetër fermerët do të krijojnë kontrata më të besueshme me eksportuesit, do të rrisin të ardhurat dhe sipërfaqet e tyre të frutave dhe perimeve të kultivuara dhe do të krijojnë punë për gra dhe burra si dhe të rinj në të gjitha nivelet e zinxhirit të vlerës

 

[metaslider id=”18213″]

 {:}