Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

[metaslider id=17309]

 

Ministri Çuçi në Berat: Investimet në agroturizëm mbajnë njerëzit në fshat dhe sigurojnë zhvillim të qëndrueshëm rural. Shqipëria konkurruese edhe me prodhimin e verës

 

“Agroturizmi është një formë e shkëlqyer biznesi për të mbajtur njerëzit në fshat dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm në zonat rurale. Interesimi për të bërë investime të tilla ka ardhur gjithnjë në rritje”. Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, teksa ishte në Berat ku vizitoi një nga kantinat me të njohura të verës në vend, që është gjtihashtu edhe një pikë agroturizmi.

 

“Një model i shkëlqyer i agroturizmit i krijuar në familjen Nurellari. Një model i shkëlqyer i bashkëpunimit midis shtetit ndërmjet fondeve publike dhe iniciativës sipërmarrëse të kësaj familje. Një model i shkëlqyer për të ndjekur dhe për të dëshmuar që këto forma të sipërmarrjes mund të garantojnë një zhvillim të qëndrueshëm rural. Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar dhe për të konkurruar jo vetëm në tregun vendas, por edhe në tregun ndërkombëtar, me një produkt si është vera”, tha ministri Çuçi duke theksuar se ky model duhet ndjekur edhe në zona të tjera të vendit me potenciale të shumta për prodhimin e verës dhe zhvillimin e agroturizmit.

Familja Nurellari në Berat ka përfituar rreth 30 milionë lekë të reja mbështetje nga Skema Kombëtare dhe programi IPARD për investimin në kantinën e verës dhe zhvillimin e projektit të agroturizmit.

 

Shqipëria ka rreth 11 mijë hektarë vresht të varieteteve të ndryshme. Ndërkohë gjatë vitit 2018 prodhimi i verës në vend u rrit me 9.1%. Produkti shitet në tregun vendas dhe për eksport. Në tre vitet e fundit janë mbështetur 6 subjekte me rreth 83 milionë lekë për investim në kantina vere. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka realizuar gjithashtu edhe krijimin e Kadastrës së Vreshtit, një bazë të dhënash shumë e rëndësishme për të gjitha parcelat me vreshta në vend.

{:}