Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë deri në vitin 2025 skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sipas ndryshimit të mëparshëm të rregullores, regjimi pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor do të skadonte në fund të vitit 2020.

Vendimi, i cili rinovohet çdo pesë vjet, me propozimin e Komisionit Evropian, u miratua nga Parlamenti Evropian dhe u konfirmua nga Këshilli i BE.

Ky vendim ka të bëjë me Marrëveshjen te Tregtisë së Lirë që BE ka me Shqipërinë, ku vendit tonë i është dhënë preferencë autonome tregtare për eksportin e prodhimeve bujqësore në tregjet evropiane pa kufizime ose tarifa doganore.

Brenda kornizës së Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP) në favor të vendeve në zhvillim, BE jep/zbaton tarifa preferenciale për mallrat me origjinë nga vendet në zhvillim.

Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, deri në vitin 2025, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE, ndër të tjera janë; patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi, nektarina, pjeshka, luleshtrydhja, arra, pjepri dhe fruta të ndryshme agrumesh.

Sot produktet bujqësore shqiptare eksportohen në 82 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Evropian por edhe më larg, si në SHBA, Kinë dhe Hong-Kong.{:}