Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Minisitrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka takuar prodhues dhe përpunues të mollëve në Devoll të Korçës, për të diskutuar mbi hapjen e tregjeve të reja për produktet e tyre.
Krifca kujtoi se në qarkun e Korçës ka një ndryshim të madh pozitiv krahasuar me vitet e mëparshme dhe hap pas hapi ndryshimet pozitive do të vazhdojnë. Ajo u bëri thirrje fermerëve që të plotësojnë dokumentacionet e nevojshme për të përfituar nga programet e ndihmës, qofshin grant apo kredi të buta, për të rritur standardin e produktit të tyre dhe për ta bërë atë të konkurrueshëm jo vetëm me produktet që importohen në vend, por konkurrues të denjë në tregje të reja jashtë vendit.
“Duke iu referuar fakteve, këtu ka investim që nuk e kishit. Keni mekanikë bujqësore që e kanë bërë procesin e punës shumë efikas. Ka pika grumbullimi që më parë nuk ekzistonin. Ky është fakt. Unë do të dëgjoj sot propozimet tuaja për forcimin dhe përmirësimin e tregjeve dhe do të marr angazhime për t’i çuar gjërat përpara”.
Ministrja ka përcaktuar një takim tjetër ku do të ketë diskutime konkrete me prodhuesit dhe përpunuesit, mbi tregjet e reja potenciale.{:}