Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Përfundimi i punimeve në argjinaturën për mbrojtjen nga lumi Dunavec, në fshatin Ravonik, në Korçë, parandalon problematikën e përmbytjeve të tokës bujqësore në këtë zonë.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj inspektoi nga afër realizimin e investimit për mbrojtjen nga lumi Dunavec, me vlerë 16 milionë lekë të financuar nga qeveria shqiptare.

Gjatë inspektimit, e shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo dhe ekspertët e fushës, Denaj u informua se, punimet për infrastrukturën mbrojtëse janë realizuar në zbatim të protokolleve teknike, me tre rreshta, nga të cilat 1 me gabion dhe 2 me beton.

Ministrja u shpreh se “ky investim eleminon rrezikun e përmbytjes nga prurjet e lumit për 12 hektarë tokë bujqësore dhe rrugën lidhëse të parcelave”.
Në prag të stinës së dimrit Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Bordeve të Ujitje Kullimit, ka ndërhyrë në një sërë veprash të infrastrukturës ujitëse dhe kulluese, apo në argjinaturat e lumenjve në disa zona të vendit, me qëllim rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e tyre, për t’i paraprirë parandalimit të përmbytjeve në tokat bujqësore nga reshjet e shiut.
Ndërkohë që puna vijon në këtë sektor me një sërë investimesh të tjera në shërbim të komunitetit.

default

default

{:}