Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, ishte e ftuar në një konferencë të zhvilluar online dhe organizuar nga ambasada italiane në Shqipëri, me rastin e ditës së 8 marsit, me temë “Gratë dhe bujqësia;  Nga sipërmarrja tek mirëqënia sociale”. Ministrja Ekonomi ndërsa renditi disa nga  politikat e qeverisë që kanë ndikuar në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, siç është aplikimi së fundmi në skemën mbështetëse me naftë falas dhe programi IPARD që u vjen në ndihmë sipërmarrësve në bujqësi, tha se numri i grave sipërmarrëse në këtë sektor mbetet ende i vogël. Ekonomi tha se në arritjet që pati sektori i bujqësisë gjatë vitit më të vështirë të pandemisë, viti 2020, ku eksportet u rritën me 14.2 përqind në raport me 2019, kontributi i grave rurale ka qenë i padiskutueshëm.

“Megjithë sfidat e pabarazisë gjinore që gratë rurale hasin në komunitetin e tyre dhe sfidat e përditshme për të kontribuar në zhvillimin e sipërmarrjeve bujqësore, vetëm 7 përqind e grave drejtojnë fermat rurale, sipas të dhënave të INSTAT. Por në të gjitha rastet kur ato kanë qenë drejtuese, këto ferma janë kthyer në model suksesi”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Një prej shembujve të suksesit ministrja Ekonomi përmendi zonjën Manjola Hafizi e cila falë pasionit e përkushtimit arriti ta shndërrojë në model suksesi sipërmarrjen e ngritur për kultivimin e mjedrës, duke punësuar rreth 20 persona dhe brenda një kohe të shkurtër ka mundur të  eksportojë në Hollandë produktet e serrave të saj. Ministrja e MBZHR-së Milva Ekonomi tha se ky model i fortë frymëzimi ka ndikuar në politikat që po harton ministria për forcimin e rolit të grave në sipërmarrjet bujqësore.

Sipas saj, për të përballuar sfidat e pabarazisë gjinore nevojitet që grave rurale tu ofrohet aksesi në shërbime, aksesi në financë për tu dhënë mundësi atyre të informohen për cdo gjë që lidhen me risitë teknologjike në fushën e bujqësisë. Ministrja Ekonomi tha se ndonëse gratë rurale kanë qenë prioritet i programeve mbështetëse që janë orfruar për sektorin e bujqësisë, vetëm 64 prej tyre kanë përfituar nga fondet e IPARD, afro 10, 1 milionë euo. Ekonomi tha se nga skemat mbështetëse që u zbatuan gjatë vitit 2020, vetëm 15 përqind e fermerëve përfitues ishin gra.

“Është e nevojshme që të shtohet aksesi në financa pëe gratë rurale me qëllim shtimin e produktivitetit.Por kjo detyrë nuk është vetëm e MBZHR. Ajo duhet të kryhet fort në bashkëpunim dhe me.ministrinë e Financave, ministrinë e Arsimit por dhe me Ministrinë e Mirëqënies Sociale,sepse vetëm kështu mund të kemi integrim të të gjithë politikave në shërbim të fermës së vogël rurale”, u shpreh Ekonomi. Në fund, ministrja Ekonomi tha se nisur dhe nga objektivat e Milleniumit, kur mendohet se produktiviteti dhe të ardhurat që mendohet brenda vitit 2030 duhet të dyfishohen, duhet të ketë në qendër të vëmendjes gruan.

“Nëse duam të konsiderojmë një  zhvillim të qëndrueshëm të vendit, shtimi i të gjitha burimeve për të realizuar fuqizimin ekonomik të grave, nuk është vetëm për to, por ajo fuqizon nëpërmjet rritjes së saj, të ardhurat ekonomike të familjeve dhe jep një kontribut për të gjithë zhvillimin e vendit”, tha ministrja Ekonomi. Nga ana tjetër, Ekonomi falenderoi mbështetjen që qeveria italiane i ka dhënë MBZHR, përmes projektit ” GREAT” që synon zhvlimin e sipërmarjeve të drejtuara nga gratë rurale për të reduktuar pabarazinë gjinore, si dhe organizatat UN Ëomen dhe FAO si bashkëudhëtare në përpjekjet për fuqizimin ekonomik të gruas në shoqërinë shqiptare. Ekonomi garantoi se në politikat e reja që do të hartojë MBZHR nuk do të mungojë vëmendja e shtuar e qeverisë për të rritur aksesin e grave rurale në financë dhe përfshirjen e tyre në vendimarrje dhe inovacion.{:}