Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

FTESË PËR PJESËMARRJE  NË  PANAIRIN FRUIT LOGISTICA BERLIN 2023

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, GIZ dhe Risi Albania në cilësinë e bashkëorganizatorit,
ju ftojnë të bëheni pjesë e panairit “Fruit Logistica” në datat 8 – 9 – 10 Shkurt 2023.

Fruit Logistica është panairi më i madh tregtar në botë për biznesin ndërkombëtar të frutave
dhe perimeve të freskëta, që mbulon çdo sektor të biznesit të produkteve të freskëta dhe
siguron një tablo të plotë të inovacioneve, produkteve dhe shërbimeve më të fundit në çdo
hallkë në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

Ofron mundësi të shkëlqyera të rrjetëzimit dhe kontaktit për vendimmarrësit kryesorë në çdo sektor të industrisë
përmes shkëmbimit të informacioneve, krijimin e kontakteve dhe kontratave të bashkëpunimit.

3.500 ekspozues dhe 85.000 vizitorë tregtarë marrin pjesë në Fruit Logistica çdo vit për të
promovuar potencialin e tyre të plotë të biznesit brenda tregtisë ndërkombëtare të produkteve
të freskëta dhe për të shkruar historinë e tyre të suksesit!

Panairi do të zhvillohet në Berlin – Gjermani, dhe grupet e synuara janë sipërmarrjet që
operojnë në sektorin e fruta – perimeve, pikat e grumbullimit, përpunues dhe agropërpunues.

Ftojmë të gjitha kompanitë e sipërpërmendura që kanë çertifikim GlobalG.A.P si dhe mundësi
dhe sasi eksportuese të marrin pjesë duke na dërguar me email një prezantim të kompanisë,
çertifikimin GlobalG.A.P si dhe mundësinë eksportuese.

Pjesëmarrja juaj në këtë Panair mbështetet nga Ministria e Bujqësisë, GIZ dhe Risi Albania.

Për të siguruar pjesëmarrjen, konfirmoni brenda datës 25 Janar 2023 në info@bujqesia.gov.al

Në vijim, do t’Ju informojmë mbi detaje të mëtejshme rreth pjesëmarrjes suaj në këtë aktivitet.

Ftese Pjesmarrje Fruit Logistica 2023

Exhibitor Profile Alb{:}