Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Si vijnë ushqimet e shëndetshme në tavolinë?

Me fëmijët në fokus të veçantë të qeverisë shqiptare, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur një angazhim të përmuajshëm për t’i njohur më shumë fëmijët me bujqësinë, e për t’i treguar se si vijnë ushqimet e shëndetshme në tavolinën tonë, sa punë i duhet një fermeri për të rritur produktin. Kjo, sipas mënyrës që atyre iu pëlqen më shumë, të mësuarit e gjërave që vlejnë, përmes praktikës e argëtimit!

Nisi në janar, me fëmijët e qendrës komunitare “Të qëndrojmë së bashku” në Tiranë, të cilët vizituan një fermë pranë kryeqytetit, të shoqëruar nga ministrja Frida Krifca. Në një ditë të pazakontë për Krifcën, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e kishte merak të shoqëronte vetë fëmijët në këtë aktivitet, për t’u siguruar se cdo gjë do të ishte në funksion e përkujdesje të tyre, siç ajo e kishte menduar.

Kjo eksperiencë ka vlejtur edhe për vetë ministren. “U njoha me Emin, e cila nuk kishte parë kurrë një lopë apo një dhi nga afër, por edhe me Mirelën, 11 vjeç, e cila më habiti me mjeshtërinë në mjeljen e lopëve”, tha Krifca e buzëqeshur.

Pasi u argëtuan me kafshët, fëmijët shkuan në serrën e fermës dhe mbollën qepë bashkë me ministren, shëtitën së bashku me traktor, duke u kthyer për një ditë në “fermerë shembullorë”.

Në përkujdesje të fëmijëve dhe në funksion të edukimit të tyre, nisma e Ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të vazhdojë.{:}