Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ekonomi-Veliaj me drejtuesit e bujqësisë në zonat rurale: Asistencë fermerëve për të përfituar naftën falas

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zhvilluan sot një takim me adminstratorët e zonave rurale dhe drejtuesit e agjencive të zhvillimit rajonal të bujqësisë në qarqe.
Në qendër të takimit ishte mbështetja që duhet ti jepet fermerëve për të përfituar nga skema e re e subvencionit të naftës pa taksa dhe akcizë.
Ministrja Ekonomi ka shpjeguar mënyrën e aplikimit online të fermerëve për të përfituar nga skema.
Ekonomi tha se fermerët e regjistruar me NIPT do të hyjnë në sistem me kartën e identitetit dhe pas aktivizimit nga Tatimet ata duhet të vetëdeklarojnë dokumentat që disponojnë.
“Ministria e Bujqësisë verifikon përputhshmërinë e dokumentave të deklaruara nga fermeri me ato që ka depozituar. Më pas, fermeri duhet të shkojë pranë agjencive të Ekstensionit Bujqësor, AREB, ose agropikave për tu pajisur me kartën e naftës falas të cilën e tërheq në cdo pikë karburanti. Në ndihmë të fermerëve janë dhe zyrat tona të AREB-eve dhe Agropikave. Po ashtu është dhe një numër jeshil 08008383 në faqen e ministrisë ku mund të kërkojnë informacionin e nevojshëm”, u shpreh mkinistrja Ekonomi.
Kryebashkiaku Veliaj e cilësoi lajm të mirë në këtë fillim viti nismën e re të ndërmarrë nga qeveria për të nxitur zhvillimin e sektorit bujqësor.
“Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme sidomos për ata që përfaqësojnë Luginën e Erzenit aty ku është dhe ku toka më pjellore, aty ku ka pasur një bum më të madh të serave dhe të gjithë zhvillimeve bujqësore por mdhe të gjithë zonave malore ku agroturizmi dhe shumë procese të tjera të lidhur me bujqësine tokën kanë zënë rrënjë”, tha Veliaj.
Aplikimet për skemën janë të hapira deri më 25 shkurt.{:}