Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi u takua sot me ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Shkëlqësia e Tij, Z. Noah Gal Gendler. Në takim të dy palët vlerësuan me nota pozitive bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, konkretisht bashkëpunimin në fushën e agrobiznesit bujqësor. Po me nota pozitive u vlerësua dhe ecuria e investimeve në fushën e peshkimit nga kompani izraelite siç është investimi për rritjen e peshkut dhe ngritja e serrave me teknologji izraelite. Më konkretisht në Lushnje janë ngritur serrat me ngrohje të modelit izraelit dhe thertore e gjësë së gjallë, dy investime të suksesshme të subvencionuara nga AZHBR.
Serrat kanë tërhequr vëmendjen kryesore të investitorëve izraelitë duke orientuar konpanitë vendase drejt kultivimit të perimeve të freskëta.
Në këtë aspekt, kompanitë e agrobiznesit tonë kanë importuar nga kompani izraelite farëra të perimeve me potencial të lartë prodhues.{:}