Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi zhvilloi një takim me ambasadoren e Greqisë në vendin tonë, znj. Sophia Philippidou.

Ministrja Ekonomi vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e bujqësisë që rrjedhin nga memorandumi i bashkëpunimit me Ministrinë e Rindërtimit, Prodhimit, Mjedisit dhe Energjisë së Republikës së Greqisë. Ky memorandum i ratifikuar në tetor të vitit të shkuar në parlamentin grek ka në fokus bashkëpunimin dypalësh në sektorë të ndryshëm si: prodhimi bimor dhe inputet e prodhimit bimor, përmirësimi racor, zooteknia dhe inputet e prodhimit blegtoral, peshkimi, çështjet veterinare dhe fitosanitare, siguria ushqimore, administrimi i tokave, kërkimi shkencor-bujqësor, etj.

Ministrja Ekonomi dhe ambasadorja greke diskutuan për bashkëpunime të reja në të ardhmen siç është bashkëpunimin trepalësh (me vende të tjera, Bashkimin Evropian dhe/ose agjenci financuese ndërkombëtare) për zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e projekteve rajonale me interes të ndërsjellët, bashkëpunim i mëtejshëm në fushën e bujqësisë përkatësisht në sektorët e lidhur me prodhimin bimor dhe inputet e prodhimit bimor. Një tjetër fushë bashkëpunimi dypalësh e diskutuar gjatë takimit ishte dhe zhvillimi i sektorit të blegtorisë Ku synohet përmirësimi racor, zooteknika dhe inputet e prodhimit blegtoral, peshkimin; çështjet veterinare dhe fitosanitare.

Në fokus të takimit ishte dhe mundësia e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe kontrollit të sëmundjeve të bimëve; përpunimi pas vjeljes dhe industrinë e përpunimit të ushqimeve (përfshirë marketingun, etiketimin, standardet e cilësisë dhe kontrollet); siguria ushqimore dhe prodhimin organik dhe mbrojtja e treguesve gjeografikë.

Ekonomi dhe ambasadorja greke diskutuan dhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën akademike ku përmes projektit Erasmus – ‘’SmartAl’’ është mbështetur hartimi i programit të studimit Master Ekzekutiv (ME) në “Planifikim dhe zhvillimi ekonomik territorial i zonave rurale”, i cili zhvillohet në bashkëpunim me Universitet Evropiane në Francë, Gjermani dhe Greqi.

Gjithashtu, ministrja Ekonomi dhe ambasadorja greke në Tiranë znj. Sophia Philippidou diskutuan dhe për nevojën e rritjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën akademike dhe atë të kërkimit shkencor.{:}