Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Me kërkesë të Forumit Ekonomik Mbarë shqiptar, u zhvillua sot në ambientet e ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural një takim mes ministres Milva Ekonomi dhe përfaqësuesve të këtij forumi.
Në fokus të takimit diskutuam për forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimin e informaciomeve dhe komunikim më i shtuar mes vendeve të rajonit për të mundësuar qarkullimin e lirë tregtar dhe ekonomik.
Gjatë takimit u diskutua për rritjen e aftësive eksportuese të sipërmarrjes dhe bashkëpunimin ekonomik rajonal.
Ministrja Ekonomi siguroi pjesëmarrësit në takim se do të vijojë bashkëpunimi me homologët rajonalë për lehtësimin e procedurave doganore në pikat kufitare që kanë të bëjnë me tarifat e larta të zhdoganimit, çmimet e referencës, dokumentacionet që shoqërojnë mallrat që eksportohen/importohen,
Në takim, ministrja Ekonomi shoqërohej nga drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bledar Skënderi.

[metaslider id=19515]{:}