Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, u takua sot me ambasadorin japonez në Tiranë  TAKADA Mitsuyuki.

 

Ministrja Ekonomi vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kontributin e Japonisë në ndihmë të zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Ambasadori japonez siguroi ministren Ekonomi për vazhdimësinë e bashkëpunimit dypalësh, ku u diskutuan projektet për mbështetjen e zonave potenciale të prodhimit të perimeve organike, teknologjitë e reja të përpunimit të peshqve, si dhe  gjithashtu mundësinë e sigurimit nga qeveria japoneze të makinerive të rënda për pastrimin e infrastrukturës të ujitjes dhe kullimit.

 

Një ndër bashkëpunimet më të fundit me Japoninë, është rritja e shkallës së përfshirjes financiare në Shqipëri, nëpërmjet zbatimit të Projektit të Bashkëpunimit Teknik, ‘‘Projekti i Përfshirjes Financiare për Fermat e Vogla Familjare’’.{:}