Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

U zhvillua konkursi i parë kombëtar i djathit në vendin tonë, Inxhinieri Nazif Tivari vendosi të organizonte konkursin “Cheese Tasting of Albanian Producers 2021”, ku garuan rreth 30 kompani nga Shqipëria dhe Kosova. Ne këtë event mori pjesë zv/ministri i Bujqësisë z.Roland Kristo, I cili tha se e rëndësishme është hapja e tregut rajonal për qumështin dhe nënproduktet e tij, sepse në këtë mënyrë kompanitë e kanë më të lehtë që të zhvillohen dhe të nxjerrin produkte cilësore. z.Kristo theksoi se Ne po shkojmë drejt hapjes së kufijve, dhe mini-Shengenit Ballkanik, është duke na mundësuar një treg më të madh. Është më e vështirë për një kompani të prodhojë për një treg prej 2 milionë personash, por është më e lehtë për të krijuar treg dhe për t’u hapur kur ka një popullsi prej 15 apo 20 milionë personash, siç është pjesa e Ballkanit Perëndimor. Zgjerohet tregu, rritet cilësia dhe janë të gjitha mundësitë për ne, për prodhuesit tanë, që të zgjerohen”

Juria nderoi me çmim të parë disa kompani:

Çmim i parë – Trison Kaludhi, Përmet – kaçkavall dele
Çmim i parë – 2FH, Konispol, dhjath të bardhë dhie
Çmim i parë – Rugova, Kosovë, djath i bardhë lope
Çmim i parë – Natyral Farming, Tiranë, kaçkavall me arra
Çmim i parë – Erzeni, Berat, kaçkavall dele.

 

[metaslider id=19657]{:}