Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, QTTB, në Korçë organizoi ditën fushore ku në fokus ishte njohja me eksperimentet e kryera nga ky institucion me 10 kultivarë të grurit, prej të cilave tre llojet më të përhapura në zonën e Korçës, 8 kultivarë të elbit, dhe 11 kultivarë të patates.

I pranishëm në aktivitet ishte dhe zv/ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,  Dhimo Kote, drejtorë dhe specialistë të tjerë të MBZHR, përfaqësues të Q.T.T.B-ve , përfaqësues të AREB- Korçë, përfaqësues të shumëzimit të farës së grurit, tregëtarë inputesh bujqësore si dhe fermerë të kontaktit, si pjesë e rëndësishme e punës në kërkimin aplikativ në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së farërave.

Zv.ministri Kote theksoi nevojën për forcimin e rolit të Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore në orientimin dhe zhvillimin e ekonomisë Bujqësore Shqiptare.

“Shërbimet që ofrojnë institucionet në varësi të MBZHR-së ndaj fermerëve duhet të jenë prioritet për çdo specialist pranë këtyre institucioneve. Duhet të punohet sa më fort që rezultatet e aritura nga kërkimet aplikative të jenë të vlefshme dhe konkrete për grupet e interesit”, tha ndër të tjera zv/ministri Kote.

 

Pas eksperimentimit të kultivarëve të grurit, elbit e patates në Qendrën e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Korçë, mbi bazën e rezultateve të marra, llojet me prodhimtari më të lartë, më cilësore dhe më të qëndrueshme ndaj sëmundjeve do të jenë pjesë e aplikimit në fushë të gjerë dhe drejt të cilave do të orientohen fermerët.{:}