Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Në ditën botërore të Veterinarisë, që kremtohet cdo të shtunë të fundit të muajit prill, Shqipëria ka shënuar progres në fushën e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore.
Falë reformës në sektorin veterinar ku me një vendim të qeverisë, shërbimi veterinar u dimensionua si një Autoritet Kombëtar, sot në të gjithë vendin kryhet në mënyrë rigoroze kontrolli i shëndetit të kafshëve dhe garantohet cilësia e produkteve me origjinë shtazore.
Rreth 310 veterinerë të rinj që janë pjesë e strukturës së Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, kryejnë identifikimin e kafshëve, kontrollin e shëndetit të tyre nëpërmjet kontrolleve zyrtare, gjurmimeve për Tuberkuloz e Brucelozë, gjurmimeve në kuadër të Planit Kombetar te Monitorimit te Mbetjeve, kontrollin e përdorimit dhe tregtimit të substancave mjekësore në kafshë, Kontrollin e levizjes dhe tregtimit të kafshëve, inspektimin para dhe pas therjes se kafshëve.
Për plotësimin dhe përmbylljen e zinxhirit të veprimtarive, komandës dhe gjurmueshmërisë u futën në cadren e Shërbimit Veterinar dhe Tregjet e kafshëve të gjalla dhe Thertoret; Veprimtari të cilat, do të rrisin gjurmueshmërinë, kriteret e mirëqënies përgjatë tregtimit të kafshëve, si dhe do të përcojnë informacionin dhe kontrollin deri në transformimin në produkt të këtyre kafshëve. Është ne objektivat e AKVMB që sistemi RUDA të vendoset pranë çdo tregu të kafshëve të gjalla dhe Thertoreve për informacion më të mirë dhe sa me të shpejtë, të mbledhjes e përpunimit së të dhënave nga sistemi RUDA.{:}