Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvilllimit Rural Milva Ekonomi mori pjesë në takimin e organizuar në Përmet në kuadër të përfundimit të projektit “Menaxhimi efektiv i burimeve natyrore mbështetëse të ekonomisë së gjelbër për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri”. Në aktivitetin e organizuar nga FAO ishin të pranishëm dhe Koordinatorja e Përhershme për Shqipërinë, Fiona McCluney dhe Përfaqësuesi i FAO për Shqipërinë Arben Kipi.

Në fjalën e saj ministrja Ekonomi falenderoi qeverinë norvegjeze që përmes FAO dhe UN mbështeti projektin për hartën digjitale të tokës. Sipas saj, “duhet të shikojmë që çdo burim informacioni që kemi në lidhje me bujqësinë ta adresojmë për nevoja bazë që i shërbejnë gjithë komunitetit.

Ministrja Ekonomi tha se nevoja për informacion që fermerët kërkojnë pranë Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore është rritur.

“Është gjetur Përmeti që mund të bëjmë një projekt pilot mbi këtë ide, dhe ndërkohë që ky sistem informacioni bën të mundur që dhe një nga seksionet tona të varësisë që është Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Fushë Krujë, ta ketë atë si një proces për të rritur kapacitetin e saj shkencor por dhe për të qenë më pranë atyre që duan të bëjnë politika të orientuara bujqësore dhe për ti ardhur në ndihmë fermerëve”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Ekonomi kërkoi nga koordinatorët e projektit, që për hartën dixhitale të tokës të nxisin kryejen sa më të shpejtë tw saj në të gjithë vendin.

Koordinatorja e Përhershme për Shqipërinë, Fiona McCluney , tha se “Përmes Programit të Përbashkët të KB, kemi synuar të arrijmë Ekonominë e Gjelbër gjithëpërfshirëse për një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri duke u përqëndruar në mjedisin, ndryshimin e klimës dhe reduktuar rrezikun ndaj katastrofave”.

FAO ka mbështetur qasje të reja për menaxhimin e burimeve natyrore në Luginën e Vjosës me një fokus specifik në përdorimin e qëndrueshëm të tokës, përmirësimin e pjellorisë së tokës dhe ndaluar ndotjet dhe degradimin e tokës.{:}