Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Kuvendi i Shqipërisë miratoi ratifikimin e marrëveshjes për projektin “Ekonomia qarkulluese për zhvillimin e qëndrueshëm urban në Shqipëri” që i hap rrugën disbursimit të grantit 6.5 milionë euro , të alokohet nga qeveria gjermane për mbështetjen e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për zhvillimin e instrumenteve ekonomike (që janë; taksat e landfillit, subvencionet për impiantet e kompostimit).
Këto instrumente mbështesin ndalimin e asgjësimit të mbetjeve organike (të patrajtuara) në landfille, në përputhje me direktivën e BE-së për landfillin, duke ndihmuar në mbrojtjen dhe mbajtjen pastër të mjedisit por dhe duke gjeneruar kontribut ekonomik për konumitetin .
Konkretisht kompostimi është një proces që ul sasinë e mbetjeve, duke përmirësuar mjedisin dhe duke i shërbyer komunitetit pasi kthen në pleh organik mbetjet me prejardhje bimore dhe shtazore.
Së fundi qeveria gjermane, përmes GIZ, ka mbështetur disa bashki në vend për ndërtimin e fushave të kompostimit që mundësojnë trajtimin e mbetjeve të gjelbra të fermave, serrave dhe mbetjeve organike të familjeve. Dhe përmes kësaj marrëveshje, krijohet mundësia e krijimit të këtyre modeleve edhe në bashki të tjera.
Me anë të kompostimit mundësohet që lëndet ushqyese si azoti dhe fosfori të ushqejnë tokën për të pasuruar dheun në parqe apo hapësira të gjelbra. Me anë të kompostimit ulet volumi i mbetjeve që menaxhohet nga bashkia, dhe njëkohësisht bashkia krijon të ardhura përmes shitjes së plehut organik që krijohet.
Ekonomia qarkulluese është një sistem ekonomik që synon minimizimin e mbetjeve nëpërmjet përdorimit të vazhdueshëm të burimeve. Në një ekonomi qarkulluese, mbetjet minimizohen dhe burimet përdoren më shumë ekonomikisht, në mënyrë afatgjatë, nëpërmjet ripërdorimit, riparimit dhe riciklimit të tyre.
Ky projektligj synon forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane, e në këtë kontekst si partnerë, projekti në fjalë ka si qëllim të kontribuojë në zhvillimin social dhe ekonomik të Shqipërisë, si dhe zbatimi i projektit gjatë këtij viti.
{:}