Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 [metaslider id=”14238″]

“Shqipëria dominon sot rajonin dhe është një nga 20 vendet kryesore eksportuese të domates në botë.”Është shumë e rëndësishme të vazhdojmë ta ruajmë këtë trend, prandaj financojmë ndërtimin e serrave diellore.”
Kështu është shprehur gjatë një vizite në qarkun e Fierit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvilimit Rural, z. Bledi Çuçi, ku ka vizituar nga afër një serrë, e cila është ngritur falë përfitimit të masës nga skema kombëtare e mbështetjes financiare. Fermeri Ferdinand Doskani ka përfituar nga Skema Kombëtare e mbështetjes financiare 11 milionë lekë. Ferma me 1 hektar tokë operon me nje teknologji moderne.
Sipas skemës së mbështetjes të vitit 2018 zëri për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë (pelet) në serrat me ngrohje, përfitonte deri në 280 000 lekë për dynym. Financimi bëhej për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha; ndërsa për zëvëndësimin e plastmasit termik për serrat diellore ekzistuese, masa e përfitimit ishte, jo më shumë se 750 000 lekë/ha. Financimi duhet të bëhej për sipërfaqe jo më pak se 0.2 ha dhe jo më shumë se 1 ha.
Për ministrin Çuçi investime të tilla, do të shërbejnë padyshim në rritjen dhe mëkëmbjen e ekonomisë rurale, duke rritur prodhimet bujqësore, veçanërisht kultivimin e domates, e cila vazhdon të shënojë rritje të eksportit të saj me vendet e rajonit dhe me vendet anëtare të BE –së nga vit në vit.
“Investime të tilla shtojnë vendet e punës në zonat rurale dhe ndihmojnë ekonominë. Besoj se viti 2019 do të shënojë një tjetër rekord për volumin e eksportit të domates”. Ka thënë ndër të tjera ministri.{:}