Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Bilanci i situatës pas reshjeve, ministrja Ekonomi: Koordinimi ndërinstitucional dhe investimet, kyç i suksesit të menaxhimit

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të premten një konferencë për shtyp me temë  “Ekonomia në Fokus”, ku ishin të pranishëm ministrja e  Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Gjatë fjalës së saj, ndërsa ka bërë  bilancin e siuatës pas reshjeve të dendura në vend, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi, vuri theksin tek koordinimi ndërinstitucional, që solli një pasqyrim të ndryshimit të ndjeshëm të mënyrës së menaxhimit, në raport me të shkuarën.
Ministrja Ekonomi tha se situata u menaxhua me sukses dhe falë masave e punës së bërë në vitet e fundit.
“Edhe në këtë situatë koordinimi ishte element kyç sepse kalimi i informacionit nga një ent tek enti tjetër dhe bashkërendimi I informacionit ishte celës I suksesit, por dhe investimet kanë qenë jo vetëm të shtuara por dhe të zgjuara sepse u drejtuan atje ku nevojat ishin më të mëdha. Por dhe decentralizimi ishte një tjetër pikë e rëndësishme pasi i vuri bashkitë para përgjegjësisë për të mirëmbajtuar atë që iu delegua në vitin 2016”, u shpreh ministrja Ekonomi.
Më tej, ministrja përmendi investimet e kryera në vitet e fundit me qëllim mirëmenaxhimin e situatës.
Ministrja Ekonomi tha se në raport me periudhën e viteve 2005-2013, prej vitit 2013-2020 investimet janë rritur me më shumë se 80 %. Sipas saj, nga 16.4 miliardë lekë, janë shpenzuar 29.8 mld lekë.
Ministrja Ekonomi theksoi se investimet e krhyera sollën dhe mirëmenaxhimin e situatës së përmbytjeve.
“Gjatë kësaj periudhe është dyfishuar rehabilitimi i  kanaleve ujitëse cka ka bërë që fermeri të përfitojë më shumë sipërfaqe toke me ujë e si rrjedhojë të shtojë më shumë produkt bujqësor. Por nga ana tjetër atij i duhet dhe sipërfaqe kulluese, dhe kjo sipërfaqe është rritur në 270 mijë hektarë. Janë rehabilituar plotësisht 40 diga. Janë përmirësuar rreth 104 km argjinaturë, që janë ndërtuar në këto vite megjithë vështirësitë në disa zona problematike si Shkodra, në lumin Drin dhe Bunë apo në disa zona në Shqipërinë e Mesme e të jugut. Janë rehabilituar 7 hidrovore dhe për të tjera po bëhet rehabilitim i njëpasnjëshëm. Mos të harrojmë se për shkak të tërmetit u dëmtuan plotësisht 2 hidrovore sic ishte ajo e Hamallajt dhe i Shëllinzës dhe me programin e rindërtimit dhe emergjencës që kanë këto vepra, këto u rehabilituan plotësisht.  Falë dhe punës së OSHEE hidrovoret u furnizuan pareshtur me energji dhe këtu gjej rastin të falenderoj OSHEE e cila ka qenë në krye të detyrës.  Por nuk ka patur rol vetëm OSHEE. Dua të them se drejtoritë rajonale të ujitjes dhe kullimit megjithë stafet e tyre kanë qenë në terren për menaxhimin e nivelit të ujit. Në bazë të decentralizimit, një nga gjërat e rëndësishme ishte fuqizimi i rolit të bashkive të cilëve iu vu në dispozicion mjetet (rreth 81 ekskavatgorë krahgjatë) për menaxhimin e kanaleve kulluese.”, u shpreh minsitrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.
Më tej, në fjalën e saj, ministrja theksoi se impakti i arritjeve në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet është: 0 dëmtime në rrjetin e kanaleve ujitëse, largim të shpejtë të ujit, pavarësisht nivelit ekstremisht të lartë të reshjeve, funksionimin normal të hidrovoreve dhe furnizimin me energji pa ndërprerje si dhe 0 argjinatura të dëmtuara.
“Sipërfaqja totale e tokës nën ujë në pikun e reshjeve ishte 8342 hektarë, ndërsa sot që flasim nga informacionet që kam marrë prej drejtorive rajonale të kullimit e ujitjes, sipërfaqja aktuale e tokës nën ujë është 3340 hektarë dhe pritet që kjo sipërfaqe të lirohet nga ujërat me largimin e reshjeve. Këto shifra tregojnë se gatishmëria ka qenë maksimale dhe investimet e kryera kanë qenë të zgjuara sepse kanë shkuar në ato zona ku ka pasur më shumë nevojë”, tha ministrja Ekonomi. Ministrja e Bujqësisë theksoi se edhe për vitin 2021 investimet do të vazhdojnë.
“Ne kemi parashikuar në buxhetin e shtetit një fond prej 3.9 mld lekë që do të shkojnë për rehabilitimin e rrjetit të kanaleve ujitëse dhe kulluese dhe për përmirësimin e digave dhe hidrovoreve në ato pika që kanë nevojë emergjente për investime”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp, ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij e vlerësoi pozitive dhe pasqyrë e kalimit me sukses të një testi shumë sfidues, bilancin e situatës pas reshjeve.
“Bazuar në sasinë e reshjeve me të cilat ne jemi përballur këtë herë dhe bazuar në shifra krahasimore të sasive të reshjeve në momente shumë kritike të së shkuarës, kur reshje më të pakta kanë sjellë situata katastrofike, ne këtu do t’ju sjellim ju dhe përmes jush edhe publikut, pasqyrën e një situate, e cila lidhet me një punë të përditshme dhe të përvitshme për këtë ditë, lidhet me investimet e mëdha që janë bërë në sektorin e kullimit, lidhet me reformën që ende vazhdon, por që tanimë e ka dhënë rezultatin e parë, të të gjithë strukturës dhe të vetë varësisë së Emergjencave Civile, që lidhet më në tërësi me ngritjen në një nivel tjetër të shtetit.
Situata ka qenë kritike nga liqeni i Shkodrës, deri poshtë në Vjosë. Përballimi i saj ka qenë vërtetë për të marrë frymë të lehtësuar, por edhe një mundësi për të nxjerrë mësime të tjera dhe për të parë çfarë duhet të bëjmë më mire, sidomos në aspektin e koordinimit të të gjitha forcave”, tha kryeministri Rama.{:}