Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

Aplikimet për naftën falas, interes i lartë tek fermerët, 180 specialistë ndjekin nga afër procesin

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po ndjek me vëmendje procesin e aplikimit në portalin e-albania të fermerëve që përfitojnë nga masa e premtuar e qeverisë për naftë falas.
Prej datës 15 janar kur u celën  aplikimet, janë afro 200 fermerë të regjistruar me NIPT që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e këtij proceci.
Fermeri i parë shqiptar që aplikoi në portalin e-albania më 15 janar, ishte Kujtim Lamthi, nga Gruemira e Malësisë së Madhe në veri të vendit për tu ndjekur më pas dhe nga qindra fermerë të tjerë në ditët në vazhdim.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit duke ofruar mbështetje të plotë ndaj fermerëve të interesuar.
Në të gjithë vendin janë ngritur 56 zyra aplikimi pranë Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB) dhe Agropikave ku janë angazhuar rreth 180 specialistë të trajnuar për të pritur dhe plotësuar aplikimet e fermerëve.
Të gjitha zyrat e aplikimit në AREB-e dhe Agropika, janë të pajisura me bazën materiale, kompjuterit për çdo specialist, skaner dhe internet.
Aplikimet online do të zgjasin deri në 25 shkurt.{:}